Ronaldo mos harro, unë quhem Paulo Dibala!

Nuk mund të thotë se e ka emrin e portugezit të madh, por kur i jepet rasti nuk lë njeri të dyshojë. Paulo Dibala është një muzikë e futbollit, siç thoshte për të presidenti i Palermos, Zamparini. Kjo muzikë ushtoi fort, më shumë edhe sesa himni i Championsit, ndërsa Juventusi triumfoi 3-0 në “Alianc Arena” të Torinos ndaj Jang Bojsit të Zvicrës.

Dibala shënoi të tre golat, në minutat 5, 34 dhe 69, duke shkëlqyer si dikur ndaj Barcelonës, edhe pse përballë pati një kundërshtar relativisht të dobët. Jang Bojsi mbeti me 10 lojtarë në 79’ kur Kamara doli me të kuqe, por nuk ishte ky shkaku i humbjes, ndërsa Juvja u vendos me autoritet në krye të grupit H me 6 pikë dhe me golaverazhin 5-0.

“Përjashtimet nga ekipi më kanë bërë që të punoj më fort, – theksoi argjentinasi pas ndeshjes, – natyrisht, është më e lehtë në krah të Ronaldos, por edhe pa të luajtëm si skuadër e madhe”.

Sfidanti.al