Ronaldo: Mbape është “sozia im”, por talenti nuk siguron Championsin

Te ai sheh vetveten kur ishte i ri, dhe padyshim që i parashikon një të ardhme të madhe. Kristiano Ronaldo kënaqet duke ndjekur lojërat e Kilian Mbapesë, yllit të ri që ka nisur të dominojë në futbollin botëror. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i rikthyer tashmë tek Mançester Junajtidit, ka fjalë shumë vlerësuese për francezin. “Ai ka një teknikë të nivelit të lartë, – tha CR7, – të cilën e ekzekuton me shpejtësinë që e karakterizon. Mbape është shumë i zoti për t’iu shmangur mbrojtësve dhe po ashtu e njeh shumë mirë portën. Ai ka cilësi të ngjashme me mua, dhe ndonëse është mjaft i ri, ka arritur suksese të mëdha. Mbape më pëlqen shumë”. Gjithsesi, Ronaldo nuk thotë nëse Mbape dhe Paris SG do ta fitojnë Championsin. “Ata kanë lojtarët më të mirë në skuadër, por kjo nuk ta garanton suksesin, – thotë ai për DAZN-in, – është herët për të thënë se kush e fiton Championsin”.

Sfidanti.al