Ish-shefi i Ferrarit, sot shefi i Federatës së Automobilizmit, ka qenë dhe mbetet një nga njerëzit e tij më të afërt. Zhan Tod dhe Mikael Shumaher janë cilësuar gjithnjë të pandashëm, aq sa vetëm afërsia e ish-pilotit me gruan e tij, Korina, dhe fëmijët, mund të jetë më e ngushtë. Tod, njeriu që ka folur disa herë për shëndetin e Shumit pas aksidentit të rëndë të vitit 2013, ka thënë së fundmi se gjermani legjendar do të bëhet mirë. “Do të shërohet padyshim, – thotë francezi, – do të ketë pasoja, por gjithsesi dalë nga dalë do ta marrë veten. Kjo është e sigurt. Ajo që ndodhi ishte e papritur, por shpresa ekziston”. Nuk dihet nëse këto fjalë të Todit janë fjalë zemre, apo fjalë të menduara që i përgjigjen të vërtetës.
Sfidanti.al