Presidenti i Barcelonës ka shumë gjëra për të thënë në këtë stinë të trazuar për klubin e tij, dhe nuk u kursye shumë. Pasi sulmoi Paris SG për shkeljen e Lojës së Ndershme Financiare, dhe pasi deklaroi se nuk ka folur me Mesin që kur u largua (debutimi i tij me PSG-në iu duk i panatyrshëm), sqaroi se ishte La Liga që i prishi planet për të mbajtur argjentinasin. Gjithsesi, vlerëson presidentin e La Ligës, Tebasin, që kërkon të bëjë një “kryqëzatë” kundër Paris SG. Lidhur me trajnerin Kuman, Laporta thekson se e mbështet dhe se e respekton, ashtu siç respekton kapitenët si Pike, Zhordi Alba, Busket apo Sergi Roberto. Presidenti sqaroi se Atletiko duhet ta blejë kartonin e Grizmanit nëse ky luan 50% të ndeshjev, dhe shtoi se nuk dëshiron të humbasë talentet e shtëpisë si Ansi Fati, Riki Puiç apo Kojado.
Sfidanti.al