Një ngjarje e madhe ndodhi në bazën sportive të Kerringtonit në Mançester. Në stërvitje me “djajtë e kuq” doli për herë të parë pas 12 vjetësh, Kristiano Ronaldo, që nis kështu zyrtarisht dhe praktikisht epokën e tij të dytë tek Mançester Junajtidi. Superylli portugez, sot 36-vjeç, bëri një seancë stërvitore me shokët e ekipit që nuk janë në ekipet kombëtare si Huan Mata, Diogo Dalot apo Fred. Shpresa është që CR7 të përshtatet sa më shpejt me ekipin e tij të ri, ndonëse ai e njeh mirë trajnerin Solskjer (ka luajtur me të) dhe ndihmësin Majk Felan, që ka qenë që nga koha e Sër Aleks Fergusonit. Gjithsesi, lajmet nga Anglia janë që portugezi mund të detyrohet të presë e të mos luajë këtë fundjavë ndaj Njukasëllit, pasi nuk është gati, dhe debutimin në fushë ta bëjë të martën e ardhshme në Champions ndaj Jang Bojsit.
Sfidanti.al