Klubet angleze kanë shpenzuar plot 1.14 miliardë paundë stërlina këtë verë për të marrë lojtarë të rinj. Edhe pse në përgjithësi niveli i shpenzimeve është ulur për shkak të pandemisë së koronavirusit, sërish shifrat janë të larta, ndërsa edhe më e madhe është diferenca e Premier Ligës angleze me ligat e tjera të rëndësishme të Europës. Anglezët kanë shpenzuar 1.32 miliardë euro (e kthyer nga paundët). Në Serinë A, harxhet janë 551 milionë euro, në Francë arritën në 550 milionë euro (falë Paris SG), në Bundesligën gjermane u bënë shpenzime prej 393 milionë eurosh, ndërsa La Liga e Spanjës e tregoi gjithë krizën e saj duke përfunduar në vendin e pestë me 378 milionë euro. Kjo do të thotë se vetëm anglezët patën shpenzime gati të barabarta me Spanjën, Gjermaninë e Francën të marra së bashku.
Sfidanti.al