La Liga mori autorizimin nga Këshilli i Lartë i Sportit, dhe presidenti Havier Tebas nuk vonoi. Dy ndeshje të kampionatit spanjoll, të prekura nga problemet e Kovidit, u vendos që të shtyhen dhe bëhet fjalë për Sevilje-Barcelona dhe Vijarreal-Alavesh. Ndeshjet duhej të luheshin këtë fundjavë, por skuadrat pjesëmarrëse janë goditur nga problemet me koronavirusin në sfidat eleminatore të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut. Gjithsej janë 13 ekipe me 28 lojtarë të përfshirë në këtë “karusel”, ku Barcelona nuk ka shqetësime, por kanë ekipet e tjera. Plot 9 lojtarë janë të Argjentinës, 3 të Brazilit, 7 të Uruguajit, 3 të Kilit e kështu me radhë.
Sfidanti.al