Rebelimi i rinisë vazhdon dhe nuk duket se ka të mbaruar. Në një nga turnetë më hijerëndë të tenisit, në US Open, dhe në Arenën e lavdishme “Arthër Ejsh” (Arthur Ashe), Lejla Fernandez arriti në gjysmëfinale të Grand Slemit pas një ndeshjeje të vështirë ndaj ukrainases Elina Svitolina. Kanadezja, me origjinë të përzier ekuadoriano-filipinase, fitoi setin e parë 6-3, humbi të dytin po 6-3, dhe fitoi të tretin me taj-brejt 7-6 (7-5 me pikë). Edhe pse Svitolina realizoi 8 pikë nga shërbimi, sërish ajo nuk përballoi momentet vendimtare, ndërsa 18-vjeçarja duket se është në sezonin e saj të duhur.
Përsa i përket rusit Medvedev, ai ka arritur fitoret ndoshta më të shpejta nga të gjithë rivalët, madje edhe sesa Novak Gjokoviç. Gjigandi me shtatlartësi prej 1.98 metrash dhe moshë 25-vjeçare mundi holandezin Van de Zandshulp me rezultatin 3-1. Setet ishin 6-3, 6-0, 4-6 e 7-5 ndaj një rivali që ishte një nga të papriturat e US Openit. Kjo do të thotë se Medvedevi humbi setin e parë në Nju Jork, ndërsa ka kaluar në fushë vetëm pak më shumë se 8 orë. Moskoviti ka qenë në gjysmëfinale në US Open në 2019 (arriti në finalen e humbur me Nadalin) dhe në 2020.
Sfidanti.al