“Fenomeni” Ronaldo paralajmëron PSG: Nuk fitova asgjë në 5 vjet me “galaktikët”!

E kanë paralajmërëruar edhe të tjerë, ndërsa Kristiano vuri në dyshim nëse skuadra e madhe franceze mund t’ia dalë në Champions. Tashmë flet një njohës i mirë i këtyre situatave, si “Fenomeni” Ronaldo. Legjenda braziliane paralajmëron Paris SG se do ta ketë të vështirë të arrijë suksese me skuadrën që ka krijuar. “Luajta 5 vjet me “galaktikët” tek Reali dhe nuk fitova asnjë, – tha ai, – të fitosh në fubtoll nuk është diçka që arrihet me saktësi matematike, edhe nëse ke ekipin më të mirë. Gjithçka nis në çerekfinale dhe PSG mund të cilësohet në “pole position”, por është tjetër gjë të flasësh dhe tjetër gjë të luash. Kjo vlen edhe për PSG-në”.

Sfidanti.al