Lacio-Milan? Sarri i beson dyshes Pedro-Felipe Anderson, po shqiptarët?!

Elseid Hysaj do të kthehet jo pak i lodhur në Romë në përfundim të ndeshjeve me kombëtaren. Dy sfida në fushë, dhe pushim ndaj Hungarisë, por edhe tre udhëtime, mund të bëjnë që mbrojtësi i djathtë i Lacios të jetë i rraskapitur për t’iu përgjigjur thirrjes së trajnerit Sarri për ndeshjen e vështirë të Lacios në fushën e Milanit. Me gjasë, shkodrani mund ta nisë nga stoli, ndërsa Vedat Muriqi vërtet është në formë, por edhe ai mund të jetë i lodhur dhe për të zënë vend në skemat e Sarrit duhet kohë. Shpresa e trajnerit për sfidën në “San Siro” janë tek dyshja e krahëve, Pedro e Felipe Anderson, me spanjollin që mund të jetë edhe “9 false” në bashkëpunim me Imobilen.

Sfidanti.al