Çfarë mund të bëjë një futbollist profesionist kur skuadra e tij e ka pushim, pasi ndeshja shtyhet? Kristiano Ronaldo nuk u lodh shumë për ta gjetur. Jo, plazh, jo klimë malore, por atmosferë shtëpiake për një rast të madh. Nuk ishte një përvjetor, por gjithsesi ishte dita e lindjes, dhe ai shkoi në vatër, ku u gjet pranë me nënën dhe djalin e tij të shtrenjtë. Ylli portugez mbushi 32 vjeç, dhe kishte me çfarë të krenohej edhe këtë vit (le të thonë çfarë të duan tifozët e … Realit).
Madrilenët duhej të luanin mbrëmjen e djeshme në fushën e Seltës, por ndeshja u anulua për shkak të problemeve teknike në çatinë e stadiumit “Balaidos”. Edhe pse drejtuesit madrilenë u bënë me dhimbje koke, sepse vështirë të gjendet një datë e lirë e përshtatshme tani kur sezoni shkon drejt muajve të fundit, Ronaldo nuk deshi të hynte në këto shqetësime. Ai festoi dhe pushoi, për të qenë gati pikërisht për ndeshjet kur do të vendosen trofetë.