Ronaldo e  di ku “goditet” Barcelona: Suksesi nuk blihet!

Kristiano Ronaldo që e ka fituar pesë herë Ligën e Kampioneve (LK), së fundmi, foli edhe për Barcelonën, sidomos për mungesën e saj në fazën përfundimtare të konkurrimit më të fortë evropian. Barcelona e ka fituar trofeun evropian më 2015 dhe që atëkohë është eliminuar tri herë në çerekfinale të LK-së (Atletiko e Madridit, Juventus dhe Roma), ndërkohë që vjet u eliminua në gjysmëfinale nga Liverpuli.

“Barcelona është shembulli më i mirë se suksesi nuk mund të blihet. Ky klub ka shpenzuar para të madhe, por vitet e fundit nuk ka mundur ta fitojë Ligën e Kampioneve. Pra, nuk funksionon kështu. Triumfi në Ligën e Kampioneve varet nga shumë faktorë. Shorti, grupet, momenti, dëmtimet në ekip dhe… fati”, dekaroi Ronaldo.

Gjatë këtij sezoni transferimesh, Barcelona ka shpenzuar mëse 200 milionë euro, ndërsa si përforcime ka sjellë në “Kamp Nou” Antoan Grizmanin nga Atletiko e Madridit, Frenki de Jongun nga Ajaksi dhe portierin Neto nga Valensia.

Sfidanti.al