Me skuadrën është bashkuar dhe do të jetë bashkë me shokët, por nuk dihet nëse do ta shohë fushën e lojës. Kristiano Ronaldo vërtet doli negativ në testin e fundit të Kovid 19-ës, porse nuk mundi të bashkohej menjëherë në stërvitje me grupin. Superylli portugez i Juventusit bëri stërvitje individuale këtë të shtunë paradite, dhe trajneri Andrea Pirlo nuk sqaroi nëse ai do të luajë apo jo nesër ndaj Specias, në Serinë A.
“Ronaldo do të jetë pjesë e ekipit për Specian, ai doli negativ edhe me tamponin e dytë, – tha tekniku, – ka dëshirë të jetë me shokët dhe udhëton bashkë me ekipin. Nuk besoj se do të luajë që nga minuta e parë, do të shohim sesi do të jetë, veçse është kaq i rëndësishëm saqë do ta marrim me vete”.
Pirlo tregon se Leonardo Bonuçi i ka kaluar problemet fizike dhe do të jetë pjesë e skuadrës, madje do të duhet të luajë, meqë ka mungesa. “Bonuçi po ashtu është gati, thotë trajneri, – ndërsa Kielini e De Ligt duhet të presin. Sa për Dibalën, ai nuk është ende në 100 për qind të formës”. Pirlo thotë se Dibala ka nevojë të luajë, ndërsa në zgjedhjet e tij nuk fare çështja e rinovimit të kontratës.
Sfidanti.al