Formula 1, Bottas befason Hamilton, pole position në Imola

Valtteri Bottas befason shokun e tij të skuadrës te Mercedes, Lewis Hamilton dhe fiton pole posionin në ndalesën e 13 të Botërorit të Formula 1, Cmimin e Madh të Emilia Romagnas në Imola. Piloti finlandez arriti të mposhtë britanikun me vetëm 97 të mijtat e kohës për të fituar të drejtën për t’u nisur nga vendi i parë në garën e së dielës.

Hamiltonit nuk i mbetet vecse të sulmojë Bottas nga vendi i dytë për të tentuar të marrë një tjetër fitore të këtij Botërori të dominuar totalisht prej tij dhe Mercedesit. Vendi i tretë i takoi pilotit të Red Bull, Max Verstappen, ndërkohë që surprizën e bëri Pierre Gasly që shënoi kohën e katërt më të mirë në këto kualifikuese. Në vijën e tretë të startit do të jenë Daniel Ricciardo dhe Alexander Albon, ndërkohë që Ferrari bëri hapa prapa në krahasim me garën e kaluar. charles Leclerc nuk shkoi më shumë se vendi i 7, ndërkohë që Vettel nuk e kaloi sesionin e dytë të provave dhe do të niset nga vija e 7 e startit.

sfidanti.al