Ronaldinjo fton Paris SG të tregohet i duhuar me Mesin

Ka qenë një superyll që ka fituar Topin e Artë si dhe dy herë çmimin vjetor të FIFA-s, si dhe ka luajtur për klubin francez, si dhe për Barcelonën. Një si Ronaldinjo e di se çfarë ndodh tek Paris SG, dhe kërkon të japë një opinion lidhur me atë që po përjeton Mesi këta muaj. Argjentinasi ka marrë kritika dhe vërshëllima, duke mos arritur të tregojë nivelin e lartë që kishte në “Kamp Nou” dhe braziliani vendos t’i dalë në krah. “Ne që kemi luajtur futboll e dimë sesa e vështirë është kur ndryshon ambient, – tha Ronaldinjo, –  duhet t’i japin kohë dhe gjithçka do të shkojë në mënyrë natyrale. Mesi ka luajtur për 20 vjet tek Barcelona dhe është hera e parë që ndryshon ekip në futboll”.

Sfidanti.al