Rekordi i frikshëm i Levandovskit që kalon edhe Gerd Mylerin!

Kishte 52 vjet që rezistonte dhe askush nuk mundej as që t’i afrohej. Rekordi i golave në fazën e parë të Bundesligës mbahej nga Gerd Mylerii lavdishëm me 20 rrjeta, ndërsa më në fund u thye këtë të diel nga Robert Levandovski. Polaku ka tani 21 gola, kur duhet edhe një javë derinë fund të gjysmës së parë të kampionatit, pasi shënoi në minutën e 7-të ndaj Frajburgut në Mynih. Pra, në ndeshjen e radhës mund te thellojë rekordin.

Vetë Levandovski i ishte afruar me 19 gola sezonin e kaluar, ndërsa Myleri ka 5 nga 10 sezonet më të mirë. Në total, sulmuesi 31-vjeçar i Bajernit ka 257 gola në kampionat, 11 gola prapa Klaus Fisherit,dhe 109 gola prapa Mylerit që mban vendin e parë. Në total, ai ka 523 gola në karrierë (klube dhe kombëtare).

Renditja e shënuesve më të mirë pas fazës së parë

21 – Levandovski (Bajern) – 2020/21

20 – Gerd Myler (Bajern) – 1968/69

19 – Levandovski (Bajern) – 2019/20

19 – Gerd Myler (Bajern) – 1976/77

19 – Gerd Myler (Bajern) – 1972/73

19 – Majer (Gladbach) – 1967/68

18 – Verner (Lajpcig) – 2019/20

18 – Obamejang (Dortmund) – 2015/16

18 – Ibisheviç (Hofenhajm) – 2008/09

18 – Diter Myler (Këln) – 1977/78

18 – Gerd Myler (Bajern) – 1969/70

18 – Brungs (Nyremberg) – 1967/68

18 – Gerd Myler (Bajern) – 1966/67

Sfidanti.al