Mançester Siti u kthye fuqishëm në garë në Premier Ligë dhe mund të fitojë titullin e tretë kampion nën drejtimin e trajnerit katalanas, por ky i fundit nuk është nga ata që përfshihen lehtë në lojra psikologjike apo debate. Shumë rrallë Pep Guardiola ka shpërthyer apo ka qenë euforik pas fitoreve, veçse nuk ishte i tillë ndërsa Siti shkatërroi Kristël Palasin 4-0, një fitore e shumëpritur edhe për faktin se ndaj këtij kundërshtari nuk kishte qenë asnjëherë e lehtë.
“Unë nuk dua të jap asnjë mesazh, – tha shkurt ai, – çdo gjë në kohën e vet, ndeshje pa ndeshjeje, tani kemi Aston Vilën të mërkurën. Disa javë më parë ne ishim shumë pikë prapa Liverpulit, por kishim ndeshje të prapambetura që ne po i fitojmë. Tani, do të ulem të pi një gotë verë dhe të mendoj për Aston Vilën. Ditëlindjen do ta festoj i vetëm pasi familjen e kam larg, por nuk mund ta teproj”. Siti ka 35 pikë, dy më pak se Mançester Junajtidit që kryeson renditjen, dhe një më shumë se Liverpuli, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur se këta rivalë.
Sfidanti.al