Reali tronditet nga koronavirusi, Militao pozitiv, por ndeshja me Interin do të luhet!

Ishte ndër të paktët që mungoi në fushën e stërvitjes. Eder Militao shkaktoi një tronditje tek Reali pasi mbrojtësi mbrojtësi 22-vjeçar u konfirmua pozitiv me koronavirus. Lajmin e dha vetë klubi i Madridit, dhe i bënë jehonë mediat spanjolle e ato europiane, por gjithsesi, infektimi i brazilianit nuk do t’i prishë punë ekipit për ndeshjen e mesjavës në Champions ndaj Interit. Të gjithë lojtarët e tjerë të Realit dolën negativë pas testit të fundit, ndaj dhe do të jenë normalisht në fushë kundër italianëve këtë të martë në orën 21:00 në kryeqytetin e Spanjës.

Militao do të jetë i izoluar dhe nën kujdesin e mjekëve, për të kaluar periudhën 2-javore të karantinës, ndërsa mund të bëjë stërvitje individuale, e do të ketë testime të tjera. Ai u prezantua vitin e kaluar pasi kartoni i tij u mor për 50 milionë euro nga Porto, dhe vlerësohet si lojtar i rëndësishëm sidomos për të ardhmen e klubit. Braziliani ishte titullar në ndeshjene fundit në La Liga ndaj Hueskës, fituar 4-1, ndërsa mungesa e tij pritet t’i prishë punë trajnerit Zinedin Zidan. Për shkak të mungesave të Karvahalit, Naços dhe Odriozolës, Zidani ka vetëm 5 mbrojtës në dispozicion për ndeshjen ndaj Interit, një numër që cilësohet jo i sigurt.

Sfidanti.al