Edhe Bobi Çarlton me dementia, ç’po ndodh me heronjtë e Anglisë 1966?!

Kanë kalur vetëm tre muaj që nga vdekja e vëllait të tij të më madh në moshë, Xhekut, dhe ja ku lajmi i keq del në “ballinë” të mediave. Sër Bobi Çarltoni është gjallë dhe besohet mirë me shëndet, por gruaja e tij, Norma, bën me dijë se legjenda e Anglisë dhe e Mançester Junajtidit, është diagnostikuar me dementia. Pra me sklerozë, siç e quajmë jetë e mot ne në Shqipëri. Kjo do të thotë se edhe ai rrezikon të përfundojë keq, në një gjendje vegjetuese si shumë njerëz të tjerë, siç ishte vëllai i tij Xheki Çarlton (85 vjeç), apo edhe legjenda tjetër e Anglisë, kampione bote në 1966, Nobi Stajls.

Ky i fundit vuajti me vite nga dementia, duke bërë me turp futbollin anglez që nuk i ofroi ndihmën që meritonte një kampion i botës. Së Bobi Çarltoni, ndërkaq, është 83 vjeç, ndërsa ishte arkitekti kryesor i skuadrës së Alf Ramsejt në Kupën e Botës 1966 në Angli, duke fituar atë vit edhe Topin e Artë. Ish-kapiteni i Mançester Junajtidit bëhet i pesti lojtar i kampionëve të botës që diagnostikohet me dementia, ndërsa kanë mbetur gjallë vetëm 4 prej tyre.

Sfidanti.al