Është në vendin e dytë në renditje, dhe për momentin po merr një kënaqësi të madhe duke shikuar ish-klubin e tij, Mançester Junajtidin shumë më poshtë në renditje, ndërsa nuk harron të ngacmojë një ish-klub tjetër. Zhoze Murinjo e ka ngjitur Totenhemin deri pranë “gjurmëve” të Liverpulit në renditjen e Premier Ligës, në një kohë që Junajtidi është prapa, ndërsa fitorja ndaj Brajtonit u sigurua nga goli i Garet Bejlit. Do të thotë nga rrjeta e ish-lojtarit të Realit, madje lojtarit që e ka kartonin ende në Madrid.
“Nëse do të kem 5 minuta kohë të lirë do të shikojë mediat pranë Realit se çfarë komenti do të bëjnë për Bejlin, – ngacmoi Murinjo, – ai e di se ne kujdesemi për të, dhe ne e dimë se ai kujdeset për skuadrën. Ai është një lojtar i përsosur për ne, shumë i qetë, shumë inteligjent, ai po ndihet mirë”. Gjithsesi, Zhoze tregoi se Bejli nuk është gati për të qenë titullar. “Ai po punon dhe do të duhet edhe pak kohë, – shpjegoi trajneri, – po përdorim Ligën e Europës si pjesë e përgatitjes”. Totenhemi është në vend të dytë në renditje me 14 pikë ndaj 16 të Liverpulit.
Sfidanti.al