Ronaldo dhe fraza për tamponin: Cristiano is back, vetëm kjo ka rëndësi

Cristiano Ronaldo u kthye në fushën e lojës dhe Juventus gjen golat. Me anë të dopietës së portugezit Juventus mposhti Spezian 4-1 duke u rikthyer në këtë mënyrë te fitorja. Ronaldo foli për rikthimin e tij në fushat e lojës pas 19 ditësh izolim pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid 19

‘Ishin 18-19 ditë kur nuk mund të bëja atë që më pëlqen më shumë, të luaj futboll-tha Ronaldo-nuk kam pasur asnjë simptomë, gjithnjë kam qenë mirë dhe tani jam kthyer lojtari që kam qenë gjithmonë edhe pse do të më duhen edhe isa ditë që të jem në 100% të formës’.

Ditët e fundit ronaldo u vu në qendër të polemikave për një koment të tij për testet me tamponë që i quajti brockulla, por portugezi evitoi të përgjigjej për këtë cështje duke thënë vetëm: ‘Cristiano is back, vetëm kjo ka rëndësi’.

sfidanti.al