Sezonin e kaluar në vend të parë ishin katalanasit, por këtë herë madrilenët kërcyen sipër për vetë investimet e mëdha të bëra në stadium dhe për sukseset në fushën e lojës. Reali është klubi më i vlefshëm i futbollit në botë, me vlerë 5.17 miliardë USD, sipas renditjes vjetore të revistës amerikane “Forbs” (Forbes). Barça është afër (5.04), ndërsa Mançester Junajtidi është disi më poshtë, ndjekur nga Liverpuli të cilit iu rrit vlerë 9%. Pesë nga 10 klubet më të vlefshëm në rruzull janë të Premier Ligës, dy janë në La Liga, një është Bajerni në Bundesligë, Paris SG në Francë dhe Juventusi në Serinë A.
Gjithsesi, Reali, Barça apo Junajtidi janë shumë më prapa në krahasim me klubet më të vlefshëm të botës, ku vendet e para i mbajnë shoqëritë nga SHBA si Dallas Kaubojs me 6.5 miliardë USD, Nju Jork Jankis me 6 miliardë, Nju Jork Niks me 5.8 miliardë, Golden Stejt Uorriors me 5.6 miliardë dhe Los Anxhelos Lejkërsat me 5.5 miliardë USD.
Renditja e klubeve më të vlefshëm të futbollit në botë
1.Reali i Madridi: 5.17 miliardë US
2.Barcelona: 5.04 miliardë USD
3.Mançester Junajtidi: 4.6 miliardë USD
4.Liverpuli: 4.46 miliardë USD
5.Bajerni i Mynihut: 4.28 miliardë USD
6.Mançester Siti :4.16 miliardë USD
7.Paris SG: 4.16 miliardë USD
8.Çelsi: 3.02 miliardë USD
9.Juventusi: 2.39 miliardë USD
10.Totenhemi: 2.34 miliardë USD
Sfidanti.al