Përse askush nuk e do Bajernin? Edhe Patrik Shiku rinovon me Leverkusenin!

Bavarezëve nuk po u ecën aspak mirë këto kohë dhe ka mjaft refuzime për rinovim nga lojtarët e ekipit dhe vështiësi për të arritur deri tek futbollistët që duhet të vijnë nga ekipet e tjera. Rasti më i fundit është ai i sulmuesit Patrik Shik. Futbollisti çek rinovoi kontratën me Leverkusenin deri në 2027, ndonëse e dinte se për të kishte interes nga Bajerni. Sipas mediave bavareze, kjo pritet ta bëjë shumë të vështirë një transferim të mundshëm në Mynih të Shikut. Jo vetëm kaq, por Leverkuseni mori edhe sulmuesin tjetër çek, Adam Hlozek, të cilin gjithashtu e pëlqente Bajerni.

Sfidanti.al