Kampionët e Europës dhe të Spanjës nuk ia dolën edhe pse me statistika duhej të ishin numri 1. Gjithsesi, votimi ishte i tillë dhe Reali i Madridit përfundoi në vendin e tretë në renditjen e Topit të Artë për vitin 2022. Në vend të parë doli Mançester Siti i Pep Guardiolës që fitoi “vetëm” Premier Ligën angleze, ndërsa në vend të dytë ishte Liverpuli i Jurgen Klopit që fitoi “vetëm” Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës Angleze (Karabao), duke dalë i dyti për vetëm 1 pikë në Premier dhe duke humbur pa fat finalen e Championsit ndaj Realit. E kotë të thuash se mediat spanjolle u zhgënjyen shumë.
Sfidanti.al