Reali “ndërron pjesët”, në 2024 vjen sulmi për dyshen Dejvis-Haland!

Dikur këta dy yje luanin kundër njëri-tjetrit në Bundesligën gjermane. Alfonso Dejvis ende nuk është larguar që aty, pasi vazhdon me Bajernin, ndërsa Erling Halandi e ka bërë hapin tjetër, duke veshur fanelën e Mançester Sitit në Premier Ligën angleze. Gjithsesi, nëse besojmë ato që shkruajnë gazetat, kjo dyshe qenka e destinuar për t’u bërë bashkë në “Santiago Bernabeu”. Reali dëshiron që vitin e ardhshëm, pra në 2024, që të bëjë “sulmin” për ta, duke menduar për zëvendësimin e brezave. Benzema është veteran, po ashtu edhe lojtarët e krahut në Madrid. Halandi mund të kushtojë 150 milionë euro, ndërsa Dejvisi shumë më pak sepse kontrata me Bajernin i përfundon në 2025.

Sfidanti.al