Van Dajk: Liverpuli mund ta fitojë titullin kampion!

Qendërmbrojtësi holandez bëri një deklaratë pak si shumë të guximshme, që as trajneri i tij, Jurgen Klop, nuk e ka bërë. Liverpuli është 15 pikë prapa Arsenalit në renditjen e Premier Ligës angleze, një pozicion edhe më i keq sesa ai i vitit të kaluar në krahasim me Mançester Sitin, ndërsa shanset për triumfin duken tepër të pakta. Gjithsesi, Virgil Van Dajk mbetet me besim. “Ky është një kampionat i çuditshëm, i çmendur, – thotë ai, – në Premier Ligën e këtij sezoni gjithçka është e mundshme. Gjithsesi, për momentin, ne nuk po mendojmë për titullin”. Liverpuli është në vend të gjashtë në Premier, dhe ende nuk ka arritur zonën Champions.

Sfidanti.al