Nëse biznesi e quan operacion me fitim, atëherë do ta kemi përpjekjen për ta “Real”-izuar. Nuk dihet nëse presidenti Florentino Perez do t’ia dalë mbanë, por lajmet janë që “mëria” e tij ndaj Kilian Mbapesë ka kaluar dhe se prova e superyllit francez në Botëror ka qenë bindëse për ta provuar që ta marrë. Pas dështimit të vjetshëm, kreu i Realit duket se do të bëjë një ofertë verën që vjen për sulmuesin që fiton një pasuri të vërtetë tek Paris SG. Informacionet janë që sheikët e Katarit i kanë dhënë në total 486 milionë euro nëse qendron deri në 2026, ndërsa lajmet nga Spanja janë që Madridit mund t’i duhen 1 miliardë euro për ta marrë.
Sfidanti.al