Flitet për Championsin, le ta themi që në fillim, dhe trajner i madh katalanas e ka fituar për herë të fundit në 2011, kur kishte në ekip “një farë” Lionel Mesi. Ishte epoka e Barcelonës së “tiki takës” së vërtetë dhe e treshes Ksavi-Iniesta-Mesi, ndërsa sot kanë kaluar 11 vjet dhe Pep Guardiola ende nuk e ka bërë të vetin “trofeun me veshë”. “Periudha ime këtu (tek Siti) nuk do të ishte e plotë pa fitoren e Championsit, – pranon Pepi, – ky është trofeu që duam më shumë tani. Gjithsesi, kjo nuk është arsyeja e vetme që unë rinovova kontratën me klubin”.
Sfidanti.al