Napoli i dyfishon rrogën Kvarackelias në 2.5 milionë euro

Rinovimi do të vijë shpejt sepse ai e meriton. Futbollisti nga Gjeorgjia është ndoshta heroi kryesor i këtij Napoli, dhe drejtuesit nuk duan ta humbasin në asnjë mënyrë. Për këtë arsye, presidenti Di Laurentis është rakorduar me drejtorin sportiv Kristiano Xhuntoli e padyshim me trajnerin Luçiano Spaleti për të “futur në kasafortë” të ardhmen e Kvarackelias. Rroga e tij do të arrijë në 2.5 milionë euro, që do të thotë dyfishi në krahasim me çfarë merr tani, një vlerësim e asaj që sulmuesi ka bërë. Rinovimi vjen vitin e ardhshëm dhe për momentin Kvarackelia është i përqëndruar tek Napoli më shumë sesa tek interesimi i klubeve të tjera.

Sfidanti.al