Rahim Sterlingu po luan sezonin e vet më të mirë në karrierën e tij, ndërkohë që media angleze shkruan se Mançester Siti po i bën gati atij një konbtratë të re që përfshin edhe një dyfishim të pagës së tij aktuale. Gjatë këtij sezoni, ai në 37 ndeshje ka shënuar 20 gola, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj evropianë, midis tyre edhe të Realit të Madridit që është gati t’i dërgojë Sitit një ofertë të majme.
Në këto kushte, Siti po i del punës para, duke përgatitur, shpejt e e shpejt, një kontratë të re për këtë futbollist të shkëlqyer. Momentalisht, Sterlingu fiton 180 000 sterlina në javë, por krerët e kjlubit të “qytetarëve” janë gati që t’ia dyfishojnë atij pagën, shkruajnë mediume të ndryshëm angleze.
Sfidanti.al