Xhoshua pranë legjendës Lenoks Ljuis, si kampion i unifikuar i botës

Lenoks Ljuis mbetet kampioni i fundit i unifikuar i botës në peshat e rënda në boksin profesionist. Vendin e legjendës britanike duket se do ta zerë një tjetër britanik, pasi Entoni Xhoshua kaloi me sukses provën e vështirë ndaj Xhozef Parkerit të Zelandës së Re. Xhoshua u detyrua të boksonte deri në fund, në raundin e 12-të, dhe të fitonte me pikë për herë të parë në karrierën e tij. Në 20 ndeshjet e mëparshme kishte fituar gjithnjë me nokaut.

Xhoshua kishte brezat e federatave ËBA, IBO e IBF, ndërsa i shtoi vetes edhe brezin e artë ËBO. Tani, atij i mbetet vetëm brezi ËBC që mbahet nga amerikani Diontej Uajlder. Në përfundim të ndeshjes në Stadiumin e Kardifit, Xhoshua thirri me të madhe, me mikrofon në dorë: “Le të ndeshemi Diontej Uajlder, eja në Londër dhe unë do t’iu hedh nokaut”!

Anglezi dominoi ndeshjen ndaj një kundërshtari të fortë si Parker, që kishte 25 fitore dhe asnjë humbje në karrierë. Dy gjyqtarë i dhanë pikët 118-112 dhe njëri 119-111 në favor të Xhoshuas, ndërsa atmosfera ishte madhështore. Plot 80 000 spektatorë ishin në tribuna, ndërsa Xhoshua fitoi 20 milionë paund stërlina nga kjo ndeshje.

Nëse anglezi ndeshet me Uajlderin dhe fiton, ai do të jetë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda, duke e bashkuar emrin e tij me një listë të gjatë legjendash si Maks Shmeling, Primo Karnera, Roki Marçiano, Xho Ljuis, Soni Liston, Muhamed Ali, Xho Frejzer, Xhorxh Foreman, Majk Tajson, Evander Holifild apo Lenoks Ljuis.

Sfidanti.al