Lojtari kryesor i Çelsit titullmbajtës nuk po zhvillon ndonjë sezon kushedi se çfarë, por, megjithatë, ai thotë se është gati që të luajë në çdo pozicion që t’i caktojë trajneri dhe se ai është gati që të ndjekë të gjithë udhëzimet e Antonio Kontes. Në disa ndeshje, ky futbollist belg ka luajtur si një sulmues i “fshehtë”, përfshi edhe në ndeshjen që “blutë” e Londrës e humbën ndaj Mançester Sitit dhe në atë që Çelsi e barazoi me Barcelonën në Champions.
“Unë dua që të luaj, qoftë si sulmues i ‘fshehtë’ me nr.9, qoftë me nri.10… Unë, madje, mund të luaj edhe si mbrojtës i majtë, nëse Konte do ta dojë këtë gjë. Unë vetëm se dua të luaj dhe të jap gjithçka nga vetja në çdo ndeshje”, deklaroi Azari.
Sa u përket zërave se ai do që të largohet nga Çelsi, Azari vuri në dukje se ai është shumë i kënaqur në këtë klub të Londrës. “Kam akoma edhe dy vite deri sa të përfundojë kontrata. Me të vërtetë, unë jam shumë i kënaqur këtu”, tha futbollisiti belg.
Sfidanti.al