Në Monako kërkohet spektakli; pista e Formula 1 do të rimodelohet

Momentet e parakalimit të makinave janë më spektakolaret në garat e Formula 1 dhe ky aspekt mungon në Cmimin e madh të Monakos. Për këtë  arsye në Principatë po mendohet rimodelimi i kësaj piste për të mundësuar kryerjen e parakalimeve gjatë kësaj gare. Sipas revistës amerikane ‘Forbes’, ai që konfirmoi këto ndryshime ishte vetë Princi Alberto II i Monakos kur theksoi se rimodelimi i pistës së Formula 1 ishte pjesë e planeve të zgjerimit të principatës.

Mësohet se pista do të zgjerohet me 6 ha në hyrje të tunelit dhe se gjithcka do të jetë gati në vitin 2025. ky zgjerim i pistës do të sjellë ndryshime edhe në konfigurimin e zonës Mirabo dhe të kthesës Portier. Pista e Monakos do të rimodelohet për herë të 6 që nga momenti kur u përfshi në kalendarin e Botërorit të Formula 1 për herë të parë në 1950.

sfidanti.al