ZllatanMANIA në Los Anxhelos, pritet si një hollivudian..futbolli!

Duke qenë se ishte njoftuar paraparakisht se, të enjten, do të vinte në Los Anxhelos (LA) futbollistit i deritanishëm i Junajtidit, Zllatan Ibrahimoviç, tifozët i përfshiu një entuziazëm aq i madh, sa që ata, në një numër prej mijëra vetash, shkuan për ta pritur beniamin e tyre të dashur në aeroportin e LA-së që ta shihnin nga afër një nga sulmuesit më të mirë të botës. Mbasi nënshkroi një numër të madh autografësh dhe bëri foto me shumë tifozë në aeroport, Zllatani shkoi në hotelin, ku ishte paracaktuar të vendosej, në prag të njohjes me bashkëlotarët e tij të rinj.

Sulmuesi veteran suedez vendosi që ta ndërpriste kontratën e tij me Mançester Junajtidit, me qëllim që ta vazhdonte karrierën e tij në SHBA, konkretisht në ligën kryesore MLS, ku do të luajë së bashku me yje të tjerë të mëdhenj si Shvainshtajger, Xhovinko, Kaka, etj. Ndeshjen e parë, Ibra, në përbërje të ekipit të tij të ri, LA Galaksi, do ta zhvillojë kundër LAFK-së.

Sfidanti.al