Reali i thotë Modriçit: Braktis Kroacinë nëse do rinovim!

Natyrisht, nuk i është shprehur në këtë mënyrë, pasi në Madrid nuk flasin kështu me legjendat e klubit dhe të ekipit, por gjithsesi kërkesa duket se është bërë. Mediat spanjolle dhe ato europiane shkruajnë se Reali i ka thënë Luka Modriçit se do të duhet të braktisë kombëtaren e Kroacisë për të marrë rinovimin prej 1 viti këtë verë. Presidenti Perez ka punuar sezonet e fundit në këtë mënyrë me superyllin e mesfushës, duke i dhënë nga një sezon, por mosha 37-vjeçare duket se ndikon. Sidoqoftë, trajneri kroat, Daliç, thotë se “Modriç do të jetë me ne edhe në të ardhmen”.

Sfidanti.al