Hesus Navas vendos rekordin që nuk thyhej që nga viti 1972

Sulmuesi i Seviljes u bë lojtari më i vjetër që ka veshur ndonjëherë fanelën e kombëtares së Spanjës. Në ndeshjen ndaj Italisë në Enshede, Hesus Navas, tejkaloi një rekord që kishte 51 vjet që rezistonte dhe që e mbante Luis Suarez. Ky i fundit luajti për “Furitë” në moshën 36 vjeç, 11 muaj e 12 ditë. Navasi do të mbushë 38 vjeç në 21 nëntor. Ishte festë thyerja e këtij rekordi sepse Spanja fitoi 2-1 dhe doli në fianlen e Ligës së Kombeve, ndërsa Navasi u kthye në ekip pas 3 viteve.

Sfidanti.al