Arsenali ofron 100 milionë paundë stërlina për Deklan Rajsin

Marrëveshja është ende larg, ashtu siç është tepër larg Bajerni i Mynihut. Deklan Rajsi mund të jetë pjesë e Arsenalit sezonin që vjen, ndërsa londinezët kanë ofruar 100 milionë paundë stërlina për kartonin. Është shuma që Uest Hemi kërkon, por koha e pagesës mbetet problem. “Çekiçët” duan që gjithçka të ketë përfunduar në 2025, ndërsa Arsenali kërkon më shumë kohë. Gjithsesi, trajneri Arteta duhet të nxitojë sepse interesim për Rajsin po tregojnë Man. Siti. Man. Junajtidi dhe Çelsi.

Sfidanti.al