Reali i Perezit, “shitorja” më e madhe e Europës

Nuk e ka nevojën e ngushtme të PSG-së apo Sitit për të blerë, e blerë pa fund, pasi ka një emër të madh. Florentino Perez është president i Realit, një klubi 12 herë kampion i Europës, ndaj edhe mund të blejë shtrenjë, por edhe të shesë po shtrenjtë. Edhe pse bilanci në total është negativ, sërish numri 1 madrilen ka realizuar disa transferime spektakolare.

Arkëtimi i 105 milionë eurove nga kalimi i Kristiano Ronaldos tek Juventusi ishte një motiv për ta kujtuar aftësinë në biznes të Perezit. CR7-ta u mor në kulmin e moshës, 24-vjeçar për 94 milionë euro, dhe është diçka madhështore që Reali mori prej tij një rendiment madhështor, por edhe doli me fitim financiarisht.

Në total, që nga viti 2009, Perezi ka fituar 550 milionë euro, pasi ka transferuar lojtarë të tillë si Gonzalo Higuain, Di Maria, Ozil (45 milionë euro) apo Morata (80 milionë euro). Po ashtu, Roben, Robinjo, Danilo apo Hese. Në total, që nga viti 2002, Perez ka fituar 676 milionë euro, edhe pse shpenzimet ia kalojnë dyfish, me 1 miliardë e 434 milionë euro.

Sfidanti.al