Mbështetjen nga Madridi do ta ketë të plotë. Luka Modriç nuk do të jetë më nën hijen e Kristiano Ronaldos, të përzgjedhur të Spanjës për Topin e Artë. CR7-ta kaloi iku për në Itali dhe tani rruga është e lirë, të paktën në kryeqytet. Shumëkush po e mendon “magjistarin” kroat si pasardhësin tashmë të “prerë siç duhet” të Ronaldos dhe Lionel Mesit, dy superyjeve që kanë dominuar një dekadë.
Edhe nëse Kroacia nuk fiton Botërorin, Modriç sërish mund të veçohet lehtësisht si lojtari më i mirë në Rusi, si motivi kryesor i suksesit të kombëtares së vendit të tij, ndërsa ai ka meritë të jashtëzakonshme për fitimin nga Reali të 3 Championsëve radhazi.
Natyrisht, as Mesi dhe as Ronaldo nuk do të dorëzohen vetvetiu, dhe ata kanë shënuar një numër impresiv golash në gjysmën e parë të sezonit. Argjentinasi po ashtu ka fituar titullin në Spanjë dhe Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe Topin e aArtë do ta përcaktojë paraqitja e secilit prej tyre në pjesën e dytë të edicionit.
Sfidanti.al