Në Spanjë nuk lodhen së përsërituri se ëndrra kryesore e Madridit është të marrë dy sulmuesit e së ardhmes, dy nga yjet e rinj më të mëdhenj të futbollit. Për Kilian Mbapenë cilësohet diçka e përfunduar në verë, por nuk dihet ende fati i Erling Halandit. Gjithsesi, “Marka” shkruan se Reali i ka 400 milionë euro për të realizuar operacionin më të madh në historinë e transferimeve në futboll. Pavarësisht se Barcelona do të hyjë në lojë për Halandin, e përditshmja spanjolle thekson se Reali ka raporte shumë të mira me Dortmundin, plus që besohet se ekipi “merenges” jep më shumë besim për të fituar trofe. Halandi dëshiron Championsin dhe ndoshta nuk ka vend më të mirë për ta fituar sesa “Bernabeu”.
Sfidanti.al