Granit Xhaka për Obamejangun: E kuptoj mirë sesi ndihet!

Dy vjet më parë i ndodhi e njëjta situatë dhe i hoqën shiritin e kapitenit. Granit Xhaka pati një përplasje me tifozët e Arsenalit gjatë një ndeshjej dhe trajneri i asaj kohe, Unai Emeri, ia hoqi “gradat”, dhe sot kjo po ngjan me Pjer-Emerik Obamejangun. Sulmuesi afrikan është dënuar për shkelje të disiplinës dhe nuk është më kapiten, madje është lënë jashtë ekipit të parë. “Unë kam qenë më parë në këtë situatë dhe e di sesi ndihet, – tha Xhaka, – natyrisht, historia ime ishte e ndryshme në krahasim me Obën. Gjithsesi, ky mund të mos quhet hap prapa, por hap përpara. Mendoj se Oba është mjaft i fortë dhe ka shumë përvojë për t’u kthyer më i mirë sesa ishte”.

Sfidanti.al