Salah humb penalltinë e parë në Premier në 4 vitet e fundit!

Gjeti momentin më të keq për ta bërë, por këto janë gjëra që ndodhin. Mohamed Salah “e la në baltë” Liverpulin duke shpërdoruar 11-metërshin në stadiumin e Leisterit, pritur nga portieri vendas Kasper Shmajkel, në mbrëmjen kur të kuqtë pësuan humbje. Kjo ishte penalltia e parë e sulmuesit egjiptian në 4 vjet në Premier Ligë. Alan Shirer, një ekzekutues i madh penalltish i dikurshëm, komentoi se “Salah shënoi 15 11-metërshat e tij të kaluara në Premier Ligë, por këtë herë gjuajti dobët”.

Sfidanti.al