Drejtuesit e Bajernit drejt gjyqit? Në Mynih thonë se kanë nisur hetime!

Disa nga figurat më të larta të klubit bavarez duket se janë bërë pjesë e interesimit të Zyrës së Tatimeve dhe e Prokurorisë. Në Gjermani thonë se disa nga drejtuesit, si Oliver Kahn, Hasan Salihamixhiç, Jan-Kristian Drezen apo Andrea Jung do të merren në pyetje lidhur me mashtrime të dyshuara me rrogat. Akuzat janë që ata kanë parregullsi në pagesat në nivelet e të rinjve dhe në “Kampusin e Bajernit”, duke paguar me para në dorë (duke iu shmangur taksave) dhe duke shkelur kufirin e rrogës minimale. Hetimi mund të përfshijë edhe ish-shefin ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, ndërsa një akuzë mund të jetë që klubi ka përpiluar raporte të pasakta lidhur me sigurimin shoqëror. Disa dëshmitarë janë pyetur dhe kanë pohuar se trajnerë të të rinjve kanë punuar shumë më tepër sesa 10 orë në javë që janë të lejuara (deri 4 herë) por sërish janë paguar me rrogën bazë 450 euro në muaj.

Sfidanti.al