Le të harrojmë skuadrën e dikurshme të “galaktikëve”. Në Madrid, ndoshta për shkak të pamundësisë (jo financiare), po krijohet një traditë tjetër, pasi Karlo Ançeloti do të ketë në dispozicion sezonin që vjen disa lojtarë të rinj në moshë, por tepër të rëndësishëm si profesionistë. Me ardhjen e Çuamenit që është 22 vjeç, kjo “klasë të rinjsh” u shtua edhe më shumë, ndërsa ishin Vinisiusi (21 vjeç), Kamavinga (19), Rodrigo (21), Valverde (23), Militao (24) apo edhe Lunin (23). Nuk janë pak, ndërsa trajneri italian do të ketë edhe “senatorë” si Benzema, Kurtua, Alaba, Modriç, Kasemiro apo Kros. Le të pranohet dështimi për Kilian Mbapenë dhe mosardhja e pritshme e Erling Halandit. Reali mund të bëjë edhe pa stilin e galaktikëve si Kristiano Ronaldo, apo dikur “Fenomeni” Ronaldo, Zidan, Figo apo Bekam.
Sfidanti.al