Paris SG e dërgoi në “djall” dhe francezë le t’i zgjidhin problemet me Zidanin apo me Galtienë, si ta kenë qejfin. Gjithsesi, një juventin tashmë “dok” si Masimiliano Alegri nuk mund të thuhet se është i lumtur. Mediat italiane shkruajnë se trajneri me përvojë është i mërzitur që klubi nuk po arrin të zgjidhë disa probleme dhe të sjellë emrat e duhur për të larguar të nivelit të lartë si Dibala apo Kielini. Pritja për Di Marinë po bëhet shumë e gjatë, dhe argjentinasi duket se shpreson ofertën e ndonjë skuadre tjetër. De Ligti mbetet në “ajër”, madje edhe vetë Juventusi do ta dorëzonte me dëshirë nëse merrte ndonjë ofertë të “parrezistueshme”. Të paktën, Pol Pogba duket më pranë, edhe pse Alegri do të donte të paktën dy kampionë me përvojë. i pavendosur ende fati i Moratës, që është në dalje ashtu si Kean apo Pelegrini, ndërsa shpresohet që Ramsej e Artur të shkëlqejnë në Botëror, që Juvja të gjejë “blerës”.
Sfidanti.al