Përgjigja “1-milionë euroshe” që siguron të ardhmen e Etrit Berishës

Kjo verë duket se po sjell më shumë garanci për portierin me origjinë nga Kosova, sesa për djalin e ish-kapitenit kuqezi. Etrit Berisha do të jetë plotësisht i Torinos në Serinë A, pasi klubi piemontez ra dakord ta merrte përfundimisht kartonin e tij nga SPAL-i i Ferrarës. Klubi i Serisë B e huazoi vjet dhe Berisha bindi te “granatat” pavarësisht konkurrencës së fortë në fazën e parë nga gardiani serb, Milinkoviç-Saviç. Kartoni kushtoi 1 milionë euro, aspak keq për një portier 33-vjeçar, për më tepër shqiptar, dhe që ishte huazuar nga një klub i vogël si SPAL-i. Ndryshe po ndodh me portierin tjetër kuqezi, Tomas Strakoshës. Kjo verë mund të sjellë një sfidë të madhe për të tek Çelsi, që mund t’ia kufizonte minutazhin, ndoshta edhe më shumë sesa i ndodhi tek Lacio me Mauricio Sarrin që aktivizoi për shumë kohë Pepe Reinën. Shpresojmë që basti i Strakoshës të dalë i fituar, pasi kështu fiton edhe kombëtarja.

Sfidanti.al