Tabloidi “Bild” e pati më shumë si nxitje dhe si ftesë, që dy lojtarët më të mirë të skuadrës duhet të përgjigjen në apel pikërisht në ndeshjet më të vështira. Verderi u dorëzua përballë Bajernit, edhe pse luajti në “Veser Shtadion”, ndërsa pritej shumë nga futbollistë cilësorë si Fylkrug dhe Milot Rashica. “Bildi” thekson se të këta bënë diçka dhe e kufizuan Bajernin duke mos lejuar që të fitonte më thellë, ndonëse i nxiti që të bënin më shumë.
“Verderi ende rrezikon kategorinë, – shkruajti e përditshmja, – kampionët ishin shumë të fortë, por Verderi do të luajë në javët në vijim ndaj Volfsburgut, Lajpcigut, Dortmundit, madje edhe Shtutgartit. Fylkrug dhe Rashica duhet të jenë të mëdhenj pikërisht ndaj “artilerisë së ëndë” të Bundesligës”. Trajneri Florian Kolfeld, gjithsesi pati fjalë vlerësimi për shqiptarin e Kosovës. “Unë dua ta theksoj sërish, – deklaroi ai, – ju mund ta shikoni që Milot Rashica mund të konkurrojë fort edhe në këtë nivel. Në duelet një për një ai ishte shumë i zoti. E përgatiti mirë golin, dhe është shumë mirë që ne tani kemi disa alternativa në sulm”.
Sfidanti.al