Ronaldo i turpëroi kritikët, por u fal nga arbitri që në minutën e 15-të

Për këto që e ndjek futbollin ishte një habi e madhe sulmi ndaj Kristianoas pas eleminimit të Juventusit nga Championsi. E vërtetë që portugezi bëri një gabim të rëndë në barrierë, kur Porto shënoi golin e barazimit vendimtar 2-2, veçse kritikët nuk mund të harronin atë që ai përfaqëson në futbollin botëror. Se cili është Ronaldo, u kuptua pas 3 golave që ai shënoi në portën e Kaljarit në Serinë A, në stadiumin e vetëm ku nuk kishte realizuar, duke thelluar epërsinë në krye të shënuesve të kampionatit (me 23), e duke u shkëputur nga Pele në renditjen e shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve.

Dakord deri këtu, por ndeshja e Ronaldos do të duhej të ishte mbyllur që në minutën e 15-të, kur kishte shënuar vetëm golin e parë. Në atë moment bëri një ndërhyrje me takë në gjoks ndaj portierit vendas, duke e lënë përtokë për shumë minuta. Arbitri gaboi rëndë, ndoshta i frenuar nga emri i CR7-ës, gjë që e dënoi edhe më shumë ekipin nga Sardenja, duke dhënë vetëm karton të verdhë. Ronaldo shënoi në 25’ për 2-0 dhe në 32’ edhe rrjetën e tretë. Fitorja ishte një lloj kthese pas eleminimit të rëndë nga Liga e Kampionëve, ndonëse pesha e dy ndeshjeve nuk mund të krahasohet. Juventusi mbetet në ndjekje të Interit me 55 pikë, edhe pse 10 pikë prapa (dhe me një ndeshje në dorë), ndërsa ka shans të kalojë Milanin, që u mund nga Napoli në “San Siro”.

Sfidanti.al