Rashica shkon të testohet tek Verderi … me gjithë familjen!

Nuk është se bëri ndonjë sakrilegj, ndonëse duhet ta kuptojë se jo të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Milot Rashica u pa dje duke ardhur drejt stadiumit të Verderit, “Vezer Shtadion”, për të bërë testimin e detyrueshëm të kërkuar nga drejtuesit e Ligës së Futbollit, por ai nuk ishte vetëm. Krah tij ishte e shoqja, Belkizi, dhe dy prindërit. Verderi kishte deklaruar se do të bënte teste vullnetarisht për familjarët e lojtarëve, madje gratë apo të dashurat që nuk do të donin, duhej të sillnim dokumenta për njerëzit që kishin takuar, apo testet që kishin bërë.

Edhe Klaudio Pizarro mbërriti në “Vezer” me gruan e tre fëmijë, ndërsa shumica e lojtarëve erdhën “paketë dyshe”, pra bashkë me partneret e tyre. Verderi do të luajë të hënën ndaj Leverkusenit, dhe do të vendoset në hotelin e karantinës, “Park Hotel”. Trajneri Bauman është I kënaqur, ndërsa problemi I vetëm ishte në stadium, pasi 4 djemtë e caktuar për të qenë pranë fushës, e patën të vështirë të vendosnin disa pajisje, ndaj patën nevojë për ndihmë.

Sfidanti.al