Thuajse çdo statistikë ishte në favor të vendasve, me përjashtim të dy prej tyre. Së pari rezultati ishte 1-1 mes Bajernit dhe Verderit, dhe së dyti futbollistët miq vrapuan 5 km më shumë sesa vendasit. Në një derbitë harruar të Gjermanisë, atij mes Jugut dhe Veriut, u duk sikur u kthye rivaliteti i kohës së Oto Rehagelit. Skuadra nga Bremeni, me Milot Rashicën në fushë, përballoi diferencën e madhe në cilësi me kampionët e Gjermanisë për të marrë një pikë të vyer, ndërsa sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati rastin për fitoren. Rezultati ishte 1-0 për Verderin, në minutën e 47-të, por Rashica gaboi gjuajtjen për 2-0. Bajerni pati 70 për qind zotërim topi, 7-3 kornet, 662-277 pasimet dhe 16-7 gjuajtjet, por shënoi vetëm një gol me anë të Kingli Komanit për të barazuar rezultatin. Bajerni mbetet në krye me 19 pikë, ndërsa Bremeni i mori barazimin e parë të sezonit. Verderi është më mirë se vjet, me 11 pikë dhe në vend të 9-të ndërsa sezonin e kaluar mezi i shpëtoi rënies nga Bundesliga.
Sfidanti.al